Politikë

Varhelyi: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE mund të ndodhë më shpejt!

Shkruar nga Liberale

Varhelyi: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE mund të

Komisionieri i Zgjerimit dhe fqinjësisë së mirë në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, deklaroi në konferencën për shtyp në krah të kryeministrit Rama, se procesi i integrimit të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian, mund të kryehet më shpejt.

Kjo sipas komisionerit do të realizohet pasi BE nuk po negocion me rajonin me terma abstrakt, por përmes planit të rritjes ekonomike po aplikon rregullat dhe standardet e BE-së, që do të nevojiteshin më vonë kur të bëhej anëtarësimi.

“Dua të ndaj një sekret. Ideja e planit të rritjes ka qenë kryesisht e konceptuar në Tiranë në diskutime te mëparshme që kemi pasur me kryeministrin Rama dhe liderët e tjerë të rajonit. Nuk është vetëm ide e BE, por ka qenë edhe ideja e të gjithë rajonit.

Ne po flasim se çfarë do të zbatojmë nga ky plan për këtë vit. Kjo punë po vijon dhe ne vijojmë dhe diskutimet se çfarë duhet të bëhet. Dita e sotme ka qenë dhe inkurajim i madh për të ecur para. Pritja për kamionët është hequr dhe mund të arrijmë të kursejmë edhe më shumë kohë.

Këto janë ato gjëra që njerëzit duhet t’i ndjejnë, t’i prekin dhe t’i shohin. Këto janë risitë e këtij plani. Europa është shumë burokratike, por mendoj se këtë herë ne kemi mundësi që të tregojmë përfitimet e drejtpërdrejta ekonomike të një vendi. Rajoni juaj mund të bëhet gati më shpejt për t’u bërë pjesë e BE. Këto vende po fillojnë që t’i aplikojnë këto rregulla që sot.”- tha Varhelyi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH