Politikë

Vangjel Tavo: Do të shpërngulem në Himarë nëse fitoj Bashkinë!

Shkruar nga Liberale

Vangjel Tavo: Do të shpërngulem në Himarë nëse fitoj

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo rrëfeu sot se si e pranoi ftesën e kryeministrit Edi Rama për të kandiduar për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen më 4 Gusht.

Gjatë një lidhje me skype për News24, Tavo bëri të ditur se do të zhvendoset në Himarë, nëse fiton zgjedhjet.

Ditën e djeshme ai u votua unanimisht nga Kryesia e PS për të qenë ai kandidati zyrtar i socialistëve në Himarë.

“Kur emri im qarkulloi në media si kandidat në Himarë ishte thathethem. E kisha diskutuar me Ramën kandidimin në Himarë. Ndihem i nderuar që kandidoj për Bashkinë e Himarës. Jam përpjekur gjithmonë të zgjidh problemet e të ul tonet. Do shpërngulem në Himarë dhe do jem vazhdimisht në kontakt me njerëzit, do jem çdo ditë. Edhe kur isha deputet i Gjirokastrës isha 4 ditë në Gjirokastër dhe tre ditë në Tiranë. Si Prefekt i Vlorës, unë jam në Vlorë. Si kryetar bashkie do të jem çdo ditë në Himarë”, tha Tavo.

Mes të tjerash ai foli edhe për kandidatët e mundshëm rivalë në këtë garë, duke theksuar se fokusin do ta ketë te shqetësimet e qytetarëve.

“Çdo kandidat përballë meje është i mirëpritur. Por nuk do merrem me asnjërin prej tyre. Mua më shqetëson problemet që kanë qytetarët. Nuk do merrem me kandidatët e tjerë. Slogani im është “zgjidhje, jo krizë”. Nuk ka krizë, por zgjidhje të problemeve në Himarë“, tha Tavo. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH