Politikë

Vakancat në KLP e KLGJ, ngrihet nënkomisioni/ Alibeaj: Doni të kapni kreun e SPAK

Shkruar nga Liberale

Vakancat në KLP e KLGJ, ngrihet nënkomisioni/ Alibeaj: Doni të

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në mbledhjen e sotme ngritjen e nënkomisionit për vakancat në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Nga radhët e mazhorancës, anëtarë do të jenë Klotilda Bushka, Damian Gjiknuri dhe Klevis Xhoxhi. Ndërsa nga radhët e opozitës anëtarë do të jeën Gazment Bardhi dhe Dhurata Çupi.

Në listën përfundimtare të paraqitur nga Kuvendi, nga e cila do të përzgjidhen 2 anëtarët e rinj në KLGJ, në vendin e parë renditet Eris Hysi e ndjekur nga Erind Mërkuri, Erind Gërmenji, Albens Tabaku, Klodian Gjermeni, Artan Reçi, Bledar Bajri dhe Saimir Kola.

Ndërsa listën e kandidatëve për dy vendet vakante në KLP e kryeson Erind Mërkuri ndjekur nga Erind Gërmenji, Albens Tabaku, Artan Reçi, Bledar Bajri e Saimir Kola.

Ditën e djeshme, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj, ku skualifikuar nga gara 6 kandidatë duke ndryshuar dhe listën renditëse të pikëzimit të bërë nga komisioni ad-hoc i ngritur nga Avokati i Popullit. Gjonçaj, ka skualifikuar nga gara kandidatët Përparim Kalo, Alban Alimema, Fatos Lazimi, Entela Shehaj (Memishaj), Saimir Vishaj, Albana Tushe. Sipas arsyetimit ata nuk plotësojnë kriteret ligjore, kryesisht pasi nuk justifikojnë punën e pandërprerë si avokat në 10-vitet e fundit apo për ‘detyrime tatimore”.

Dispozitat ligjore parashikojnë që 4 kandidatët për 2 vende vakante në KLGj dhe 2 në KLP i nënshtrohen votimit në seancë plenare pasi zgjidhen nga kjo listë me konsensus politik (4 vota pro) nga 5 anëtarët e nënkomisionin të ligjeve që ngrihet për këtë synim.

Ky nënkomision ka të drejtë gjithashtu që me 4 vota të rikthejë në garë kandidatët e skualifikuar nga Sekretari i Përgjithshëm.

Kur mungon konsensusi, emrat nga lista zgjidhen me short dhe nëse Kuvendi dështon në 3 votime radhazi që të zgjedhë me 84 vota anëtarët e rinj të KLGJ-së e KLP-së, quhen automatikisht të emëruar ata që shorti i ka zgjedhur për raundin e tretë.

Procesi do të nisë pasi Sekretari i Përgjithshëm të përpilojë dhe raportin e vlerësimit për kandidatët që vijnë nga radhët e shoqërisë civile, nga të cilët do të zgjidhet anëtari i 3-të për vendet vakante në KLGJ dhe KLP.

Ndërkohë, gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve, deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj akuzoi mazhorancën se po tenton që të emërojë në drejtësi njerëzit e saj me qëllim për të kapur SPAK.

“Ka skualifikuar 6 kandidatë. Në pamje të parë ka një gjë ose avokati i popullit ka dështuar për të vlerësuar kriteret kushtet dokumentacionin, ose sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, një vartës i mazhorancës në një kohë shumë të shkurtër ka vepruar politikisht. Nga analiza sesi parlamenti i është qasur sistemit gjyqësor kjo është një lëvizje politikisht e orientuar atë që ka ekzekutuar Sekretari i Përgjithshëm. 

Kjo tregon se cila është qasja juaj me sistemin e pavarur. Vazhdon e njëjta histori për të kapur organet e drejtësisë. Nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm spastrohen ato që nuk janë në oborrin e mazhorancës dhe lihen ata që nuk janë në oborrin e mazhorancës. Janë shkualifikuar 4 nga kandidatët që Avokati i Popullit i ka renditur me pikë më lart. Doni të emëroni njerëzit tuaj për të kapur kreun e SPAK”– tha Alibeaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH