Politikë

U thirr nga SPAK për të dhënë sqarime mbi dosjen Xibraka/ Bardhi kërkon të pyetet një ditë tjetër: Do iki jashtë vendit disa ditë!

Shkruar nga Liberale

U thirr nga SPAK për të dhënë sqarime mbi dosjen Xibraka/

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar një datë tjetër për të dhënë deklarime në SPAK, si person që ka dijeni lidhur me dosjen “Xibraka”, ku kërkoi riçeljen e fraksionit të pushuar.

Bardhi është thirrur të mërkurën e 15 Majit, por përmes një shkrese ka vënë në dijeni SPAK, se ka një axhendë të paracaktuar nga 14-24 Maj jashtë vendit dhe kërkon të pyetet të hënën ose të martën (sot ose nesër) apo në një datë dhe ore tjetër pas 23 Majit.

Bardhi, mesditën 15 Majit, mësohet se do të udhëtojë drejt Berlinit, për shkak të një agjende të paracaktuar disa ditë më parë për takime me zyrtarë të lartë në Bundestag. Pas takimeve ne Berlin, Gazmend Bardhi do shkojë në Londër.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH