Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka inspektuar sot punimet për pastrimin e kolektorit të qytetit në zonën e Perashit.
Gjatë këtij inspektimi, kryebashkiaku Beci i është përgjigjur edhe zërave se ka dhënë dorëheqjen pasi u thirr në Prokurorinë e Posaçme.
Ai është shprehur se në prokurori ka dhënë disa shpjegime dhe se po vazhdon punën në Bashki normalisht.
“Ne vazhdojmë punën, sigurisht jam paraqitur për të dhënë shpjegime normalisht. kush do të merret me llafe të merret me llafe, mendoj se kryesorja është që ne të vazhdojmë investimet, punët, Shkodra nuk ka të ndalur në rrugën që ka marrë’, u shpreh Beci.