Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Selanik të Greqisë në kuadër të turit me diasporën.
Në fjalën e tij Rama tha se një grup i vogël kanë organizuar protesta, të cilat i quajti qesharake.
Kreu i vendit tonë u shpreh gjithashtu se këto ditë ka marrë shumë kërcënime.
"Të organizuar në një protestë të ardhjes time për të takuar ju me fletushka qesharake të frymëzuara nga i ashtuquajtur nga Vorio Epir, që kanë bërë kërcime këto ditë ndaj meje që më krijojnë vetëm keqardhje
. Vorio Epir është term i vdekur me kohë dhe vakt, ka vdekur bashkë me çdo ëndur të qarqeve të individëve të dalë boje këtyre anëve. Kush e përdor këtë term kur flet për jugun e Shqipërisë tregon dritëshkurtësi për të jetuar në shekullin 21. Janë fosile për gjynah.
Kujtojmë se takimi i Edi Ramës me shqiptarët në Selanik vjen menjëherë pas takimit me diasporën në Neë York.