Ky është momenti kur presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është arrestuar nga agjentët e Byrosë Kombëtarë të Hetimit tek Kthesa e Kamzës.
Politikani u vu në pranga me urdhër të SPAK, ndërsa ai ishte duke shkuar në selinë e PL-së, ku kishte njoftuar një konferencë për shtyp me gazetarët.
Ilir Meta po udhëtonte me makinën personale, kur agjentë të BKH-së të veshur civilë, në bashkëpunim me forcat e policisë, e kanë ndaluar në afërsi të një qendre tregtare pranë Kthesës së Kamzës në Tiranë.
Ende nuk ka një njoftim zyrtarë nga Prokuroria e Posaçme për këtë urdhër-arrest, por kujtojmë që Ilir Meta është thirrur në SPAK për të dhënë shpjegime për një sërë çështjes.
Tre janë akuzat që rëndojnë ndaj Metës, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.
VIDEO nga Report TV