Politikë

U largua me urgjencë nga Tirana, David Cameron telefonon presidentin Begaj pasi anuloi takimin me të. Zbardhen diskutimet mes tyre

Shkruar nga Liberale

U largua me urgjencë nga Tirana, David Cameron telefonon presidentin Begaj

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, i është dashur të ndërpresë vizitën zyrtare në Tiranë, për shkak se duhej të kthehej në Britaninë e Madhe për të marrë pjesë në mbledhjen urgjente të thirrur nga kryeministri Rishi Sunak.

Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit përmes një postimi në Tëitter, bën me dije se Cameron e ka telefonuar Begaj pas largimit nga Tirana. Ata kanë diskutuar për rolin e Shqipërisë si anëtare e NATO-së, ndëra ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur për Ukrainën dhe përballjen me sfidat rajonale.

Postimi nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit

Sekretari i Jashtëm pati një telefonatë me presidentin shqiptar Bajram Begaj, sot pas vizitës së tij në Tiranë. Ata diskutuan rolin e rëndësishëm të Shqipërisë si një aleate e ngushtë e NATO-s dhe rikonfirmuan mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën dhe përballjen me sfidat rajonale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH