Politikë

U kallëzua nga PD për abuzim me fondet e COVID-19, SPAK regjistron procedim penal për ministren Ogerta Manastirliu

Shkruar nga Liberale

U kallëzua nga PD për abuzim me fondet e COVID-19, SPAK

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedim penal për ish-minitren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, aktualisht ministre e Arsimit dhe Sportit. 

Manastirliu në vitin 2020 kur ishte ministre e Shëndetësisë është kallëzuar nga deputetja e PD, Albana Vokshi për keqmenaxhim dhe abuzim të fondeve të Covid-19.

Referuar kallëzimit të bërë nga Vokshi, pretendohet se Manastirliu ka bërë tendera sekretë. SPAK po kryen veprime hetimore për Manastirliun, e cila në muajin Shkurt u thirr në Prokurorinë e Posaçme për t'u marrë në pyetje, për një çështje që ajo e cilësoi sekret hetimor.

Pak javë më parë, Vokshi ka bërë një kallëzim shtesë për Manastirliun, duke shtuar në të, prova për tendera.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH