Politikë

U dënua për shpyllëzimin e zonës, lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci

Shkruar nga Liberale

U dënua për shpyllëzimin e zonës, lirohet nga qelia

Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci, i dënuar për shpërdorim detyre së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij Durim Margjekaj dhe Ndoc Marku.

Burime për mediet bëjnë me dije se Tuci ka shlyer dënimin e 1 vit e 6 muaj me kohën e qëndrimit në paraburgim.

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e avokatëve për shuarjen e dënimit.

234 milionë lekë është dëmi i përllogaritur nga SPAK në buxhetin e shtetit për të cilin Tuci dhe dy të tjerët u shpallën fajtorë, vendim që u la në fuqi edhe nga Apeli i Posaçëm.

Fran Tuci ka shpyllëzuar një zonë të madhe në Bashkinë që drejtonte, duke ndërtuar një segment rrugor, për të cilën ai vetë thotë se i është kërkuar nga qytetarët e zonës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH