Politikë

"Turp, jep dorëheqjen", debate të ashpra për ‘Onkologjikun’ në Kuvend, opozita nuk lejon ministren Koçiu të flasë pas skandalit

Shkruar nga Liberale

"Turp, jep dorëheqjen", debate të ashpra për

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, paralajmëroi sërish sot dënim për çdo mjek që kryen shkelje gjatë profesionit.

Në fjalën e saj në seancën e sotme plenare, deputetët e opozitës kërkuar me tone të larta dorëheqjen e minisres, pas skandalit me mjekët e spitalit të Onkologjikut.

“Një akt që ka vetëm një përgjigje, ndëshkim ligjor, administrativ dhe moral madje. Secili do të mbajë mbi shpinë jo vetëm peshën e ligjit, por edhe moralin e turpit. Nuk mund t’i quaj as profesionistë.

Të gjithë ata që e konsiderojnë pacientin si mall në tregun e shumicës, do të ndëshkohen. Do i hiqet e drejta e prof. Kujtdo që cenon figurën e profesionistëve të shëndetësisë. Abuzuesit dhe joprofesionistët do të marrin në çdo kohë ndëshkimin e merituar”.

Pjesë nga debati në Kuvend: 

“Jep dorëheqjen, ky është turp”,thanë deputetët e opozitës.

Koçiu: Flasim çdo ditë për autonomi spitalore, flasim çdo ditë për të drejta dhe autonomi për mjekët. Prandaj ka institucione, hierarki, procedura administrativi. Ju jeni jurist e dini mirë procedurën.

Bardhi: Jep dorëheqjen.

Opozita: Turp.

Nikolla: Po ju paralajmëroj se do përjashtoheni

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH