Politikë

Tenori: Kombi shqiptar u bekua ditën kur Zoti tha që Sali Berisha të lindë në këtë atdhe

Shkruar nga Liberale

Tenori: Kombi shqiptar u bekua ditën kur Zoti tha që Sali Berisha

Nga protesta e ditës së sotme poshtë shtëpisë së ish-kryeministrit Sali Berisha, ky i fundit nën arrest shtëpie për korrupsion dhe pastrim parash, fjalën e ka marrë tenori Rudi Sata, i cili njihet si një mbështetës i flaktë i ish-kryeministrit.

Ai madje në fjalën e tij, nuk ka ngurruar të thotë se Zoti e bekoi Shqipërinë kur vendosi që Sali Berisha të lindë në këtë vend.

“Kombi shqiptar ishte dhe është një komb i bekuar ditën që Zoti tha që Sali Berisha të lindë në këtë atdhe. Ky është bekimi më i madh që Zoti i ka bërë kombit shqiptar, që të lindë në këtë atdhe. Nërsa Edi Rama është djalli i kombit shqiptar”, tha ai.

Ai më tej e vijoi fjalën e tij duke i bërë thirrje shqiptarëve të ngrihen në protesta.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH