Pas ministrave dhe deputetëve, Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur këtë të martë edhe drejtuesit politik të qarqeve dhe gjithë kryebashkiakët socialistë të vendit.
Partia Socialiste në fushatën elektorale 2025 do të përfshijë edhe të gjithë kryetarët e bashkive të zgjedhur nën logon e kësaj force politike.
Sot zhvillohet një takim i thirrur nga kryesocialisti Rama me 15 drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e bashkive.
Ky takim do të jetë tërësisht organizativ e porosi-dhënës prej Ramës në të bashkërenduarin e punëve mes drejtuesve politik dhe kryebashkiakëve.//TCH