Politikë

Takimi me emigrantët shqiptarë/ Rama flet për mediet greke: Nuk ka lidhje me Belerin, histori e politikës greke, jo e jona

Shkruar nga Liberale

Takimi me emigrantët shqiptarë/ Rama flet për mediet greke: Nuk

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediet greke pas takimit të djeshëm me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në vendin fqinj, Greqi. 

“Nuk ka çështje të tillë, nuk është histori për ne. Kjo është historia e politikës greke. Nuk është historia jonë dhe nuk ka të bëjë me ne”, tha Rama i pyetur nëse vizita e tij kishte lidhje me Fredi Belerin.

Duke folur për STAR, pas fjalimit në Athinë, Rama teksa iu referuar marrëdhënieve greko-shqiptare tha:

"Shpresoj se do të arrijmë të bëjmë diçka që përputhet me marrëdhëniet fantastike mes njerëzve të zakonshëm të Greqisë dhe Shqipërisë. Ata meritojnë më mirë dhe ne duhet t’u japim politika shumë të ndryshme."

Fjalimi i kryeministrit Rama zgjati më shumë se një orë në stadiumin "Galatsi". 

“Rama ishte në Athinë për të folur me bashkatdhetarët e tij, në kuadër të zgjedhjeve në vend vitin e ardhshëm. Në fjalën e tij, ai bëri referenca të gjera për vështirësitë me të cilat përballen ata që emigruan, sidomos në vitet e para, në Greqi, ndërsa siç pohoi ai nuk erdhi për të provokuar. Në fjalën e tij ai theksoi gjithashtu se pavarësisht tensioneve mes dy vendeve, po diskutohet për marrëveshjet e pensioneve me Greqinë”, shkruan protothema.gr, një ditë pas fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH