Politikë

Takimi me emigrantët në Athinë, Rama jep detaje nga vizita e 12 majit

Shkruar nga Liberale
Takimi me emigrantët në Athinë, Rama jep detaje nga vizita  e 12

Kryeministri Edi Rama nis më 12 maj turin me takime me diasporën në Athinë, në kuadër përgatitjes së kësaj force politike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës.

 Kreu i qeverisë ka ndarë në rrjetin social Facebook se takimi do të mbahet në orën 11:00 në Stadiumin e Galatsit, salla “Christmas Theatre”.

MIRËMËNGJES dhe me ftesën që më në fund ka edhe adresën, duke i ftuar ata ndër ju që janë në Athinë ose rrethina, e që munden ta kalojnë me ne që vijmë nga Shqipëria këtë moment të veçantë krenarie për të gjithë shqiptarët e Greqisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Pas Athinës, kryeministri Rama do të vijojë turin e takimeve me diasporën në disa qytete të Evropës, ku mund të përmendet Milano, Mynihu dhe Londër.

Socialistët janë në mandatin e tyre të 3-të qeverisës, por kryeministri nuk e fsheh ambicien për një tjetër mandat, ndaj jeta politike e PS është tepër aktive.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH