Politikë

Vrasjet që tronditën vendin në 24 orët e fundit, deputeti i PD: Institucionet shqiptare, ne ditët më të errëta!

Shkruar nga Liberale
Vrasjet që tronditën vendin në 24 orët e fundit, deputeti i

Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me vrasjet e 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti demokrat thotë se institucionet shqiptare janë në ditët më të errëta.

Postimi i plotë i Sulës:

Institucionet shqiptare ne ditët më të errëta.

Situata e rendit në Shqipëri po funksionon me “ligjin e xhunglës”. Pa rregulla dhe ku i forti e ha më të dobëtin.

Aq keq është situata në Shqipëri, aq shumë ka rënë besimi se institucionet ligjzbatuese mund të bëjnë drejtësi saqë edhe punonjësi i policisë, gardiani i rendit publik shkon e qëllon 6 herë një tjetër punonjës të shtetit për të bërë vetëgjyqësi. Kur edhe ai që është brenda sistemit nuk ka besim te institucionet, atëherë çmund të themi për qytetarët?!

Në fakt nuk na lanë shumë kohë të mendonim sepse vetëm disa orë më pas, fatkeqësisht mediat raportuan një tjetër. Gjarje të rëndë. Dy vëllezër vrasin dy persona të tjerë. Të dhënat e para edhe në këtë rast tregojnë për vetëgjyqësi. Madje ky rast në Velipojë ishte një kronikë e paralajmëruar sepse kishte patur një ngjarje në fillim të sezonit turistik. (Roli i policisë për parandalim, në drejtim të paditur)

Për më tepër këto ngjarje që tronditën dje opinionin publik ndodhën në ditën kur në Tiranë protestohej për vrasjen e një qytetari të pafajshëm nga një eksponent me lidhje të larta me Partinë Socialiste në Pogradec dhe që akuzat janë të shumta për manipulim të provave dhe zbutje të akuzave.

”Peshku qelbet nga koka”. Kur pushtetarët e niveleve më të larta nuk kanë respekt për ligjin dhe institucionet ligjzbatuese, ata janë modeli më i keq që reflektohen te shoqëria.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH