Politikë

Spiropali takohet me Tanja Fajon: Mirënjohje Sllovenisë për mbështetjen në rrugën e anëtarësimit

Shkruar nga Liberale

Spiropali takohet me Tanja Fajon: Mirënjohje Sllovenisë për

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, është takuar sot në Kryesinë e Kuvendit, me Tanja Fajon, Zëvendëskryeministre dhe Ministre për Punët e Jashtme dhe Europën të Sllovenisë dhe delegacionin që e shoqëronte, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Të pranishmë në takim ishin edhe Kryetarja e Komisionit për Punët e Jashtme të Kuvendit, znj. Mimi Kodheli, dhe Kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, znj. Jorida Tabaku.

Spiropali vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona, të cilat vijojnë të zhvillohen mbi bazën e miqësisë, interesit të dyanshëm, partneritetit në NATO, përshpejtimit të rrugëtimit europian të Shqipërisë si edhe bashkëpunimit për avancimin e nismave rajonale.

"Shqipëria i është mirënjohëse Sllovenisë për mbështetjen e fuqishme të anëtarësimit në BE si edhe të integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne jemi të vendosur drejt perspektivës europiane dhe nuk kemi asnjë alternativë tjetër. Në këtë çështje maxhoranca dhe opozita janë në një proces bashkëpunimi në struktuurat e Kuvendit, Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian dhe Komisionin për Çështjet Europiane. Mbështetja e Sllovenisë për zhvillimin dhe bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor është një kontribut për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon e më gjerë.  Shqipëria është mirënjohëse për mbështetjen nga Sllovenia të Kosovës dhe rritjes së rolit të saj në organizatat e marrëdhëniet ndërkombëtare."

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH