Politikë

Spiropali i kthehet Bardhit: Shejtan budallenj të paketuar edhe në italisht! Hodhën një gur në ajër dhe të gjithë…

Shkruar nga Liberale

Spiropali i kthehet Bardhit: Shejtan budallenj të paketuar edhe në

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur deputetit Gazment Bardhi, në lidhje me akuzat që ai hodhi ndaj qeverisë, pas investigimit të televizionit italian, RAI3.

Spiropali tha se “balta e Tiranës u paketua edhe në italisht”, ndërsa theksoi se “Shqipërinë po e djegin për hir dhe llogari të pleshtave që hidhen nga paralelja në paralele dhe bërtasin nga penxherja në penxhere”.

"Hataja ndodhi edhe njëherë. Hodhën një gur në ajër dhe të gjithë o burra të ndjekim gurin. Ky diktatori i Tiranës që ka  blerë 9 fitore elektorale dhe që do fitojë edhe tjetrën, mund ti ketë çuar RAI-t nja 70 mln euro, nga ato që i kanë tepruar pasi bleu Melonin. Me sa dhe si, ky është hesapi i tyre.

Përtej tij ka një llogari morale dhe faturë dinjiteti që duhet paguar prej këtyre që nuk i ndahet dora nga guri si shpirti nga vesi. Pasi shpikën, sajuan, prenë dhe qepën, cfarë mendojnë dhe dëgjojnë se shpik makthi i tyre më i madh, dëgjuan në italisht një pjesë të përçarjeve të tyre dhe tani kërkojnë hesap se çfarë kanë thënë në këtë përçartje.

Me atë teknologjinë e djegies së Shqipërisë për hir dhe llogari të pleshtave që hidhen nga paralelja në paralele dhe bërtasin nga penxherja në penxhere. Nuk ka rëndësi përbaltja e vendit, por shpresa nga ajo pak baltë e Tiranës të tregtohet nga shejtan budallenjtë e paketuar edhe në italisht. Goxha hesap të dëshpëruarish.", u shpreh Spiropali. 

 


Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH