Politikë

Spikati në lëvdatat ndaj Edi Ramës, Ilva Gjuzi futet direkt në kabinetin qeveritar

Shkruar nga Liberale
Spikati në lëvdatat ndaj Edi Ramës, Ilva Gjuzi futet direkt

Menjëherë pasi u bë hit në rrjetet sociale për levdatat ndaj liderit, socialistja më e re nga Kembrixhi është bërë pjesë e qeverisë.

Kryeministri Rama i ka besuar pozicionin e zëvendësministres së Turizmit, Ilva Gjuzit, e cila është prezantuar në mbledhjen e fundit të Asamblesë së Partisë Socialiste si nënkryetare e saj.

Kështu ka vendosur mbledhja e Këshillit të Ministrave ditën e sotme ka sjellë disa ndryshme të reja në kabinetin qeveritar. Pak ditë më parë, në Opinionin e të enjtes, në studion e Fevziut u shfaq një portret i ri, si përfaqësuese e PS.

Nënkryetarja e Asamblesë së PS-së, Ilva Gjuzi, u përball në disa replika me ish kandidatin e opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi dhe ajo u shndërrua në lajm me një batutë. Ajo tha se Këlliçi ishte aq kandidat i dobët sa do kishte humbur edhe sikur ndaj tij të kishte kandiduar ajo, dora vetë, e jo më Erion Veliaj.

Por kulmi i qesharakëzimit arriti gjatë emisionit të Jonida Shehut të dielën në mbrëmje, në Euroneës.

Aty Ilva Guzi tha: “Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa nga ne të tjerët. Është më përpara se ç’duhet. Po pra kjo  është e një e metë e madhe se të jesh shumë përpara është e metë”.

Dhe menjëherë ashtu si për Elisa Spiropalin erdhi shpërblimi. Ajo u emërua zv ministre.

Ndërkohë Blerta Rama është emëruar zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, drejtuar nga ministri Blendi Gonxhe.

Nga ky pozicion është liruar Endrit Yzeiraj, i cili është emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Silda Çepe emërohet zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Sofjan Jaupaj emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH