Politikë

SPECIALE- 8 Janar, 2022! Çfarë prodhoi për PD-në, ajo ngjarje e pazakontë në historinë e pluralizmit shqiptar. Flasin disa nga protagonistët

Shkruar nga Reldar Dedaj

SPECIALE- 8 Janar, 2022! Çfarë prodhoi për PD-në, ajo

8 Janari i 2025 shënon trevjetorin e një prej ngjarjeve më të çuditshme që ka ndodhur në historinë e pluralizmit shqiptar.

Tre vite më parë, 8 Janar, 2022, ditë e shtunë, grupimi “Foltore” i drejtuar nga Sali Berisha sulmoi me dhunë godinën e Partisë Demokratike me synimin për ta marrë atë, ndërkohë grupimi zyrtar i PD-së, i drejtuar nga Lulzim Basha e mbrojti po me dhunë, duke blinduar dyer e dritare dhe duke kundër sulmuar me anën e disa truprojave të armatosur, teksa vetë zhvillonin një mbledhje të Kolegjit të Kryetarëve.

SPECIALE- 8 Janar, 2022! Çfarë prodhoi për PD-në, ajo

Për disa orë, levat e hekurit, qysitë, metalprerësit, shkallët dhe shkopinjtë u vunë në punë për të hapur dyert që ishin blinduar me urdhër të Lulzim Bashës, ndërkohë që në disa momente u kryen edhe përleshje fizike mes dy palëve. Thjesht, ishte një luftë civile brenda Partisë Demokratike mes një pale për ta pushtuar selinë me çdo kusht dhe një pale tjetër për ta mbajtur selinë po me çdo kusht.

Vetëm ndërhyrja e policisë duke përdorur gaz lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës bëri që turma të largohej nga selia, ndërsa ata që ishin brenda saj të dilnin nën panik. Tre vite më pas, Liberale.al kontaktoi me dy nga protagonistët kryesorë të asaj proteste, për të kuptuar se sa ka ndikuar ajo ngjarje në zhvillimet e sotme brenda Partisë Demokratike.

SPECIALE- 8 Janar, 2022! Çfarë prodhoi për PD-në, ajo

Një prej tyre është Fatmir Merkoçi, një emër shumë i njohur për simpatizantët e PD-së dhe mbi të gjitha një nga personazhet më të spikatur të Lëvizjes së Dhjetorit. Ai ndan bindjen se Partia Demokratike, pavarësisht asaj se çfarë ndodhi tre vjet më parë, vazhdon të jetë një subjekt politik që konsiderohet pronë e një individi që përdoret në funksion të interesave personale të tij. Sipas tij, rregulli e do që partia të jetë mbi individin, por në PD, individi është mbi partinë.

Pritshmëritë që unë kisha më 8 Janar, 2022, ishin se doja të kisha një parti të të gjithëve, por gjeta një parti të individëve, doja të kisha një parti të vlerave, por gjeta një parti që i asimilon vlerat në interes të grupeve të caktuara ekonomike, doja një parti të hapur, por gjeta një parti të betonizuar. Ashtu si e gjeta para tre vitesh, e mbledhur shuk brenda një guacke betoni, ashtu e shoh edhe pas tre vitesh. As më pak dhe as më shumë sesa veç një parti e individit”, thotë ai.

SPECIALE- 8 Janar, 2022! Çfarë prodhoi për PD-në, ajo

Një tjetër protagonist i atyre ngjarjeve, duke filluar që nga 11 dhjetori, atëherë kur “Foltorja” e Sali Berishës organizoi edhe Kuvendin Kombëtar të saj, duke vendosur si rrjedhojë për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar të PD-së dhe pas tij edhe rrëzimin e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të asaj partie, me argumentin se shumica e delegatëve të PD-së, i janë bashkuar grupimit të ish-kryeministrit Berisha, Ibsen Elezi thotë se 8 janari i 2022-shit është një ngjarje që ka shumë pikëpyetje dhe arsyet e atij konflikti, që sipas tij, mund të konsiderohet thjesht një budallallëk, i dinë veç Berisha me Lulzim Bashën.

“Gafa e konfliktit të asaj se çfarë ndodhi me 8 janar nuk e di nëse ka qenë e sajuar apo e programuar më para, por mund të them se ka qenë një budallallëk i madh. Nuk ka pas aspak nevojë për ta ekzagjeruar në të tillë mënyrë, sepse kati i parë atë ditë tek PD-ja, ka qenë totalisht i lirë. Dhe si fillim atë ditë ka qenë ideja se Berisha do qëndronte në katë të parë, arsyeja se kush e ndryshoi një ide të tillë, duke nxitur një konflikt për në kat të dytë, këtë edhe sot nuk arrij ta kuptoj dot. Një gjë të tillë e di veç Berisha dhe Lulzim Basha. Unë kam shumë pikëpyetje të mëdhaja për atë ngjarje, unë në çdo media kam thënë se ajo është një pikëpyetje e madhe, pasi nuk kisha asnjë informacion për ta shpjeguar, por pikëpyetje do të thotë se s’ka asnjë kuptim që ajo të ndodhë, por që vazhdon të ndodhi”, tregon ai për Liberale.al.

SPECIALE- 8 Janar, 2022! Çfarë prodhoi për PD-në, ajo

Fatmir Merkoçi: Partia Demokratike duhet të jetë një subjekt politik i hapur, një parti e vlerave dhe mbi të gjitha një parti që s’mund të mbyllet, pasi që nga krijimi i saj, është kërkuar që ajo të jetë një parti gjithëpërfshirëse e shqiptarëve dhe duke qenë e tillë, gjithkush të ketë mundësinë për të zgjedhur hapësirat e tyre brenda kësaj partie, për të dhënë kontributin e tyre brenda kësaj partie. 8 janari 2022, tregoi se Partia Demokratike jo vetëm që është një subjekt politik i mbyllur, por shumë më tepër se kaq, është e blinduar nga individë të ndryshëm të cilët gjithmonë e kanë drejtuar këtë parti, duke e shndërruar në një institucion privat, më shumë për hir të interesave personale, sesa ato të partisë. Rregulli e do që partia duhet të jetë mbi individin, por në PD individi është mbi partinë. Madje, do shtoja këtu, se është individi ai që e përbën partinë. Pritshmëritë e mia në 8 janar ishin se doja të kisha një parti të të gjithëve, por gjeta një parti të individëve, doja të kisha një parti të vlerave, por gjeta një parti që i asimilon vlerat në interes të grupeve të caktuara ekonomike, doja një parti të hapur, por gjeta një parti të betonizuar. Ashtu si e gjeta para tre vitesh, e mbledhur shuk brenda një guackë betoni, ashtu e shoh edhe pas tre vitesh. As më pak dhe as më shumë sesa veç një parti e individit.

SPECIALE- 8 Janar, 2022! Çfarë prodhoi për PD-në, ajo

Ibsen Elezi: Unë kam mbështetur 11 dhjetorin, pasi ishte i bindur nga informacionet që kisha në atë periudhë në gjashtë rrethe, nga persona të paanshëm, që numrin e delegatëve 11 dhjetori e ka pas shumicë, ndërkohë që nevojitej vetëm një e treta për ta thirrë, por unë po ju them se ka qenë i konfirmuar mbi 60 për qind. Kur e kam verifikuar vetë ka qenë mbi 90 për qind numri i delegatëve. Unë kam marrë pjesë me 11 dhjetor dhe e kam njohur si Kuvend, edhe pse në atë datë i kam thënë Berishës se sot kryeve veprimin e parë si Lulzim Basha. Thelbi i foltores së Berishës ishte se Basha ka vepruar në formë individuale duke emëruar njerëz, të njëjtën gjë bëri edhe Berisha. Megjithatë, 11 dhjetori ishte linjë e shumicës dhe për këtë jam i bindur. Gafa e konfliktit të asaj se çfarë ndodhi me 8 janar nuk e di nëse ka qenë e sajuar apo e programuar më para, por mund të them se ka qenë një budallallëk i madh. Nuk ka pas aspak nevojë për ta ekzagjeruar në të tillë mënyrë, sepse kati i parë atë ditë tek PD-ja, ka qenë totalisht i lirë. Dhe si fillim atë ditë ka qenë ideja se Berisha do qëndronte në katë të parë, arsyeja se kush e ndryshoi një ide të tillë, duke nxitur një konflikt për në kat të dytë, këtë edhe sot nuk arrij ta kuptoj dot. Një gjë të tillë e di veç Berisha dhe Lulzim Basha. Unë kam shumë pikëpyetje të mëdhaja për atë ngjarje, unë në çdo media kam thënë se ajo është një pikëpyetje e madhe, pasi nuk kisha asnjë informacion për ta shpjeguar, por pikëpyetje do të thotë se s’ka asnjë kuptim që ajo të ndodhë, por që vazhdon të ndodhi.

SPECIALE- 8 Janar, 2022! Çfarë prodhoi për PD-në, ajo

Përplasja e gjatë mes palëve në Partinë Demokratike se kush e përfaqësonte atë zyrtarit mori fund, atëherë kur Gjykata e Apelit vendosi të mos pranojë ankimimin e bërë nga pjesa e drejtuar nga Lulzim Basha, duke lënë kështu automatikisht në fuqi, vendimin e shkallës së parë, i cili njohu Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, në dhjetor të vitit 2021, si dhe vendimet që pasuan me ngritjen e strukturave të reja partiake dhe një proces votimi që zgjodhi në krye si drejtues, Sali Berishën.

Në mars të vitit 2022, Gjykata e shkallës së parë i dha të drejtë Rithemelimit dhe lëvizjes së ndërmarrë nga Berisha, si një reagim ndaj përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë me vendim të kryetarit të atëhershëm Basha për shkak të shpalljes “non grata” të ish kryeministrit, nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Vendimi u ankimua në Gjykatën e Apelit, së cilës iu desh një vit për të vendosur që çështja të rikthehej në Shkallën e parë. Por Berisha e dërgoi çështjen në Gjykatën e Lartë. Në dhjetor të vitit të kaluar, kjo Gjykatë e riktheu rastin sërish në Apel, duke urdhëruar që të kishte një tjetër trupë gjykuese./ Përgatiti Liberale.al

 

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH