Politikë

SPAK kërkon arrestimin e Berishës, mbyllet seanca, vendimi merret nesër

Shkruar nga Liberale

SPAK kërkon arrestimin e Berishës, mbyllet seanca, vendimi merret

GJKKO ka shtyrë vendimin për nesër në ora 15:00 për ish-kryeministrin Sali Berisha, pas shqyrtimit të kërkesës së SPAK.

Ndërkohë, seanca gjyqësore në GJKKO do të nisë në 11:00, ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për ashpërsimin e masës ndaj Berishës, nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore.

Pas miratimit të autorizimit nga Kuvendi për heqjen e lirisë së Sali Berishës, SPAK iu drejtua Gjykatës më datë 22 dhjetor duke i kërkuar ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, i cili po hetohet nën dyshimet për korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

Në kërkesën drejtuar GJKKO, Prokuroria e Posaçme kërkon masën “arrest shtëpie”. Ligji i jep 5 ditë Gjykatës, për të marrë në shqyrtimin kërkesën e SPAK dhe gjyqtarja Irena Gjoka pritet që në seancën gjyqësore të së martës të thërrasë për të dëgjuar palët, nga njëra anë prokurorët e SPAK dhe nga ana tjetër personin nën hetim Sali Berisha dhe avokatët e tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH