Politikë

SPAK kërkon 'arrest shtëpie' me mbikqyrje policore, GJKKO vendos sot për 'fatin' e Berishës

Shkruar nga Liberale

SPAK kërkon 'arrest shtëpie' me mbikqyrje policore, GJKKO

Gjykata e Posaçme pritet të japë këtë të enjte vendimin nëse do e pranojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për caktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për ish-Kryeministrin Sali Berisha ose jo. 

Seanca e djeshme u shty pas kërkesës së bërë nga avokatët për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Kjo kërkesë sipas avokatëve erdhi sepse gjyqtarja rrëzoi dy kërkesa të tyre.

“Ne bëmë një kërkesë që ju mediat të ishit prezent, vazhduam me gjykimin incidental. I kërkuam gjykatës ta cojë në gjykatën kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e ka lënë të pa gjykuar në themel. Seanca sot ka qenë pa mbaruar mirë kërkimin ne, vinte vendimi i gjykatës me propozimin e saj. Me autorizimin e Ramës dhe kësaj mazhorance sipas atij autorizimi vazhdoi dhe gjyqi“, tha dje avokati Gjokutaj.

Gjatë seancës, mbrojtja kundërshtoi edhe kërkesën e SPAK për mbikëqyrje policore dhe ndalimin e kontakteve për Berishën.

Kujtojmë se SPAK iu drejtua Gjykatës më datë 22 dhjetor duke i kërkuar ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, i cili akuzohet korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH