Politikë

SPAK kërkoi rikthimin në qeli të Vangjush Dakos, çfarë VENDIMI mori sot Apeli për ish-kryebashkiakun e Durrësit

Shkruar nga Liberale
SPAK kërkoi rikthimin në qeli të Vangjush Dakos,

Apeli i Posaçëm vendosi të lërë në arrest shtëpie ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Bëhet me dije se pas ndryshimit të masës nga arrest me burg në arrest shtëpiak, prokuroria kërkoi kthimin në burg të Vangjush Dakos.

Kjo kërkesë u shqyrtua sot në gjykatën e Apelit të Posaçëm.

SPAK apeloi vendimin e GJKKO që liroi nga burg Dakon. Ish-kryebashkiaku u lirua për shkak të skadimit të afateve të paraburgimit.

Kujtojmë se Vangjush  Dako u arrestua më 6 Qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. E para ka të bëjë me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshtim me ligjin, dhe çështja tjetër me tenderin për projektin e zhvillimit të vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH