Në orën 17:00 pritet që të mbahet seancë parlamentare.Burime për mediet bëjnë me dije se në këtë seancë pritet të ketë tension dhe kaos.
Ndërkohë kryetarja e parlamentit, Elisa Spiropali do të lexojë vendimin për ndërprerjen e mandatit të Ervin Salianjit, pas dënimit të tij nga Gjykata e Apelit për “moskallëzim krimi”.
Po ashtu mësohet se deputetët e PD janë të një mendimi për të mos pasur mosbindje në Kuvend dhe për të mos pasur jetë parlamentare normale.
Në këto kushte nëse opozita zbaton skenarin e pak muajve më parë, nga ana e mazhorancës do të veprohet po njësoj, me mbyllje të seancës brenda pak minutave.
Kujtojmë që opozita ka paralajmëruar një protestë më 7 Tetor, tubim i cili do të nisë në orën 18:00 në kryeministri për të vazhduar më pas në të gjitha rrugët e kryeqytetit.