Politikë

Sot pritet vendimi i GJKKO për Berishën, ish-kryeministri do të mësojë "fatin" e tij në protestë

Shkruar nga Liberale
Sot pritet vendimi i GJKKO për Berishën, ish-kryeministri do të
Sali Berisha

GJKKO pritet të vendosë këtë të mërkurë për masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, nëse do të ashpërsohet ose jo. Seanca e radhës, e planifikuar të nisë në orën 11:00.

SPAK ka kërkuar nga detyrim paraqitje masën e arrestit të shtëpisë ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Seanca e djeshme u shty pasi avokatët kërkuan kohë të njihen me kërkesën dhe pretendimet e SPAK që argumenton se Berisha nuk zbatoi masën e parë, atë të detyrimit për t’u paraqitur.

Ndërkohë, po sot, ish-kryeministri ka njoftuar protestë me demokratët.

Për këtë arsye, vendimi nëse do të ketë zëvendësim mase pritet të merret sot në orën 11:00.

SPAK kërkon arrest shtëpie nën mbikëqyrje policore dhe ndalimin e çdo lloj komunikimi të tij me persona të tjerë përveç atyre që jetojnë me të në të njëjtën banesë.

Mbi Berishën rëndon akuza e korrupsionit pasiv në bashkëpunim për privatizimin e ish kompleksit sportiv “Partizani”, ndërsa GjKKO vendosi masën detyrim paraqitje dhe ndalim jashtë vendit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH