Politikë

Sot homazhet për Kadarenë/ Mesazhi i Bashës për të gjithë të rinjtë, gjimnazistët, studentët dhe rininë shqiptare

Shkruar nga Liberale

Sot homazhet për Kadarenë/ Mesazhi i Bashës për të

Mesazhi i plotë i Lulzim Bashës,  sot në homazhet për Kadarenë:

Ismail Kadare do të përjetësohet në panteonin e rrallë të vlerave kombëtare si një busull orientuese drejt perëndimit, të cilat diti t'i mishërojë më së miri nëpërmjet artit dhe letërsisë së vetë.

E bëri në një kohë aspak të lehtë dhe shumë të vështirë, duke na mbajtur fort në habitatin tonë të identitetit europian, kur bëhej çdo përpjekje për ta fshirë, zhdukur dhe shkatërruar në mënyrën më barbare lidhjen tonë me Perëndimin e qytetëruar, duke dashur të na mbajnë të mbërthyer pas stepave të acarta të lindjes komuniste.

Nëpërmjet veprës letrare, Kadare u shndërrua në psikoanalistin kolektiv të shqiptarëve dhe, nëpërmjet alegorisë, në diskretituesin më të talentuar të instrumenteve të diktaturës.

Ndaj mesazhi im në veçanti për të gjithë të rinjtë, gjimnazistët, studentët, rininë shqiptare, pikërisht duke marrë shkak nga kjo ngjarje kombëtare, është që të përpiqen të lexojnë qoftë dhe një poezi, apo një roman të Ismail Kadaresë, sepse do t’i shndërrojë përgjithmonë dhe do t’i bëjë të kuptojnë edhe më shumë vlerën e tyre si shqiptarë dhe vlerën e tyre si individë në këtë botë të madhe dhe të komplikuar.

Lamtumirë Ismail Kadare!

Sot homazhet për Kadarenë/ Mesazhi i Bashës për të

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH