Politikë

"Skena të papranueshme"/ Reagon ashpër ambasadori holandez në Tiranë për tensionet e krijuara në Komisionin e Medias

Shkruar nga Liberale

"Skena të papranueshme"/ Reagon ashpër ambasadori holandez

Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, ka reaguar lidhur me tensionet e ndodhura ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit të Medias.

Përmes një reagimi në rrjetin social “X”, ai është shprehur se skenat në Parlament ishin të papranueshme, imazhet e të cilave nuk mund t’i tregonte.

“Skena e papranueshme sot në Parlament. Nuk do t’i tregoj imazhet”, shkruante Vos.

Kujtojmë se mbledhja e Komisionit të Medias gjatë ditës së sotme është shoqëruar me tensione të forta mes deputetëve të PD zyrtare dhe përfaqësuesve të Rithemelimit. Deputetët Flamur Noka dhe Gazment Bardhi janë përplasur me kryetaren e komisionit, Flutura Açka e cila është përfaqësuese e PD zyrtare duke tentuar t’i marrin mikrofonin.

"Skena të papranueshme"/ Reagon ashpër ambasadori holandez

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH