Politikë

Skandali tek spitali Onkologjik/ Rama: Të nxjerrësh para me gjakun dhe ilaçet e të sëmurëve, krim kundër njerëzimit!

Shkruar nga Liberale

Skandali tek spitali Onkologjik/ Rama: Të nxjerrësh para me gjakun dhe

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me skandalin që ndodhte tek spitali Onkologjik, i zbuluar ditëve të fundit.

Gjatë një takimi me drejtuesit e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ai e ka konsideruar atë që ndodhte në atë spital, si krim kundër njerëzimit dhe njerëzores.

Kryeministri shtoi se mjekët e përdorën uniformën më delikate të shtetit si maskat e bandave për të nxjerrë para me gjakun e ilaçet e të sëmurëve

“Ky spital nuk ka asgjë më pak se spitalet e Europës. Të mos jesh në lartësinë e detyrës është hall i madh, por të kesh marrë diplomën e licencën e të përdorësh uniformën më delikate të shtetit si maskat e bandave për të nxjerrë para me gjakun e ilaçet e të sëmurëve, është krim kundër të gjithë njerëzimit.
Koha e heronjve i ka lënë vendin një kohe tjetër”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH