Politikë

Skandal! Salianji kërkesë Nikollës: Pse nuk e përjashton Bashën! (Kryeparlamentarja i plotëson dëshirën)

Shkruar nga Liberale
Skandal! Salianji kërkesë Nikollës: Pse nuk e përjashton

Parlamenti iu rikthye sot normalitetit pas rreth 6 muajsh.

Edhe pse morën fund seancat kaotike që shoqëroheshin me flakadanë, karrige të vendosura në foltore dhe zhurmues, ndodhi një skandal, pasi Kuvendi përjashtoi nga seanca kryedemokratin, Lulzim Basha, ndërkohë që para se të merrej vendimi një kërkesë të tillë ia ka drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla, deputeti Ervin Salianji.

Pas nisjes së seancës së sotme, për më shumë se një orë u debatua për fatin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore, i cili skadoi sot pa një draft të përbashkët.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha mori disa herë fjalën për të akuzuar PS-në dhe Rithemelimin për pazar mes tyre sa i përket reforms zgjedhore, duke thënë se Kuvendi e ka një propozim nga demokratët, por nuk e ka marrë parasysh.

“Produktin e keni brenda, e para kundër vjedhjes së votës, ndëshkimin e praktikave korruptive dhe paketa e dytë që e keni brenda që s’keni dëshira as ta votoni dhe as të bëni transparencë”, tha Basha.

Pikërish duke iu referuar shprehjes së Bashës “e keni produktin brenda”, deputeti demokrat, Ervin Salianji i kërkoi kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla ta dënojë kreun e PD-së për gjuhën e përdorur.

“Pse nuk e dënon për gjuhë jo parlamentare”, iu drejtua Salianji Nikollës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH