Politikë

Ulsi Manja i prerë: S’ka amnisti për asnjë nga veprat që po hetohet dhe gjykohet nga SPAK e GJKKO

Shkruar nga Liberale

Ulsi Manja i prerë: S’ka amnisti për asnjë nga veprat

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka sqaruar projektligjin për amnistinë penale, i cili kaloi ditën e djeshme në Komisionin e Ligjeve, ndërsa pritet të shqyrtohet në Kuvend. Ai u shpreh se nuk do te kete amnisti për një asnjë nga veprat që po hetohet dhe gjykohet në Gjykatën Speciale.

"Dje në Komisionin e Ligjeve ka kaluar projektligji për amnistinë, i cili do t’i drejtohet seancës plenare ku pret të marrë 84 vota. Projektiligji për amnistinë ka dy komponentë, amnisti nga dënimi dhe amnisti për ndjekjen penale. Flitet për çështje që janë në duart e Prokurorisë ose janë edne pa u gjykuar.

Nuk ka amnisiti për asnjë nga veprat penale që po hetohen dhe gjykohen në Gjykatën Speciale. Amnistia mbi dënimin ka disa parimet mbi të cilat amnistohet. Një nga qëllimet krysore është humanizmi. Kur flasim për amnisti mbi dënimin, ka dy kategori, një kategori që përfitojnë dhe një kategori tjetër që nuk përfitojnë.

Në Komisionin e Ligjeve ka pasur amendamente nag shumë deputetë. Një nga propozimet që ka pasur një Komisonin e Ligjeve, ka qenë që në kategorinë e të dënuarve që nuk përfitojnë nga amnistia, por përfitojnë ulje dënimi ka qenë që të përfshihet dhe kategoria e të dënuarve nga Gjykata e Posaçme me vendim të formës së prerë.",u shpreh Manja. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH