Politikë

Situata e tensionuar në parlament, Salianji: Ndal flakadanëve në Kuvend!

Shkruar nga Liberale

Situata e tensionuar në parlament, Salianji: Ndal flakadanëve në

Prej tre muajsh deputetet e partisë demokratike kanë përdorur flakadanët në parlament. Në lidhje me këtë situatë ka folur deputeti Ervin Salianj i cili shprehet se kjo situatë duhet të përfundojë.

“Duhet një diversifikim, duke gjetur forma dhe mënyra të tjera radikalizimin duhet ta prodhojmë dhe me forma të tjera, me njerëzit. Ne nuk duhet të mbetemi peng vetëm i kësaj çështjeje, por duhet të diskutojmë për të gjitha temat e tjera që shqëtësojnë shoqërinë”, theksoi ai.

Qëllimin e nisjes së aksionit, Salianji e quan të përmbushur, megjithëse thekson se opozita duhet të vijojë të kërkojnë komisionet hetimore apo përbërjen në komisionin e reformës zgjedhore.

“Aksioni opozitar ka arritur ta ndërgjegjësojë shqoërinë shqiptare lidhur me këtë element dhe kanë mbetur dy rrugë të cilat, që ose të radikalizohet më tej ose të gjendet rrugë tjetër zgjidheje”, shtoi Salianji.

Edhe bashkimi i dy grupeve që takohen së bashku prej fillimit të shtatorit, por që ende shmangin selinë blu, duhet të mbyllet, thotë deputeti demokrat.

“Nuk duhet zvaritur më, ne duhet të gjejmë një rrugë, ose të bashkohemi në diversitet ose, secili të mendojë të bëj politikën ashtu siç e mendon”, tha ai.

Nëse ky bashkim rrezikon të marrë dhe shumë kohë, deputetët, edhe Salianji, mendon të marrë një rrugë tjetër.

“Besoj që shumë shpejtë do të mbaj qëndirm, nëse nuk kemi një konkulzion, nëse ngjarjet zhvillohen më këtë rritëm të ngadaltë.”, përfundoi Salianji.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH