Politikë

Sistemi zgjedhor më i përshtatshëm për Shqipërinë? Ambasadori  Tarran: Disa politikanë kanë ndryshuar mendje

Shkruar nga Liberale

Sistemi zgjedhor më i përshtatshëm për Shqipërinë?

Debati për sistemin e zgjedhjeve në Shqipëri mbetet ende i nxehtë, ndërsa jemi para një viti elektoral: zgjedhjet parlamentare të 2025. Sipas Kodit të ri Zgjedhor, miratuar në muajin korrik në Parlament, lista e deputetëve do të jetë e përzier: 1/3 e emrave është ekskluzivitet vetëm i kryetarit të PD-së dhe pjesa tjetër do të përcaktohet nga gara mes kandidatëve.

I pyetur se cili është sistemi zgjedhor më i përshtatshëm për Shqipërinë, kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran tha se nuk mund të ketë një sistem të caktuar për të gjitha vendet dhe kjo varet nga situata politike.

“OSBE ka 57 vende dhe unë duhet të kujtohem vazhdimisht që përfaqësoj këtu jo vetëm një vend, një grup, por 57 vende që kanë sisteme politike të ndryshme, që kanë sistem zgjedhor shumë të ndryshëm, disa proporcional, disa një tjetër. Ka ide që duhet të ketë një sistem proporcional. Është interesante që disa politikanë që para 20 viteve ishin shumë kundër sistemit proporcional dhe tani kanë ndryshuar mendim. Sipas organizatës sonë, nuk ka një sistem të caktuar që duhet të aplikojnë të gjithë vendet. Në çdo vend duhet të jetë në vëmendje situata politike.

Sa i përket Shqipërisë, nuk jam i autorizuar për të folur për këtë çështje sepse nuk jam për debat politik. E dyta, se nuk e cili do të ishte më i mirë. Ndoshta pas një viti do të kem një ide më të qartë pasi ta njoh më shumë situatën”, u shpreh ambasadori, i cili ka ardhur në Shqipëri në muajin maj të këtij viti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH