Politikë

Si do shkohet drejt mosbindjes civile? Salianji tregon skenarin: Zgjidhja është duke…

Shkruar nga Liberale

Si do shkohet drejt mosbindjes civile? Salianji tregon skenarin: Zgjidhja

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka deklaruar se opozita është në ditë të vështira për shkak të përplasjeve të brendshme.

Sipas tij, opozita ka bërë gjithçka për të çuar drejt mosbindjes civile po për këtë duhet të fitojë besimin e qytetarëve.

“Opozita është në ditët më të vështira, për shkak të përplasjes së brendshme, të situatës që ka ndodhur, është në ditë të vështirë. Atë që bënte PS minimalisht ne nuk po e bëjmë. Po shoqëria a nuk duhet të reagojë? Të gjithë kanë detyrimin të reagojnë; shoqëri civile, media. Opozita i ka bërë të gjitha përpjekjet e saj për të çuat drejt mosbindjes civile. A do ta arrijë? Opozita është e vonuar, ndoshta nuk frymëzon, nuk ka figura frymëzuese. Edhe bashkimi i PD është i pamjaftueshme. Zgjidhja është duke iu drejtuar qytetarëve”, tha Salianji në Euronews Albania.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH