Politikë

"Shumica e pronave dhe llogarive bankare ishin të Monikës", zbardhet mbrojtja e Metës në Apel: S'mbaj përgjegjësi për shpenzimet e saj...

Shkruar nga Liberale

"Shumica e pronave dhe llogarive bankare ishin të Monikës",

Zbardhet mbrojtja e ish-presidentit Ilir Meta përpara Gjykatës së Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Lidhur me akuzat në çështjen CEZ-DIA Meta thotë se dy dëshmitarët Romeo Kara dhe Elvis Mataj kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë të Kastriot Ismailit në drejtimin e DIA-s.

Sipas tij, pasi hynë në konflikte me të për punë parash u përdorën nga Damian Gjiknuri si Ministër i Energjisë, si dëshmitarë në Arbitrazh në Vjenë kundër Kastriot Ismailit.

Ndërsa sa i përket mosdeklarimeve të shpenzimeve, Meta thotë se i konsideron ato tërësisht tendencioze.

“Së pari, nuk mund të mbaj unë përgjegjësi për çdo shpenzim apo pakësim llogarish të familjarëve të mi apo edhe të ish-gruas dhe ish-vjehrrës time.

Së dyti, siç e kam shpjeguar në SPAK me plotësimin e formularëve të pasurisë merrej ish-bashkëshortja ime, e cila i ndiqte edhe me avokat edhe me noter të gjitha veprimet, edhe për arsyen se shumica e pronave dhe rrjedhimisht llogarive bankare ishin të saj dhe i ndiqte ajo.

Unë kam qenë në mirëbesim të plotë se ajo çdo gjë e bënte sipas ligjit.

Unë asnjëherë nuk kam refuzuar si individ të bëj deklarimin sipas nenit 5 të ILDKPI”, mësohet të jetë shprehur Meta para Apelit.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH