Politikë

Shtyhet sërish seanca për Vangjush Dakon, GJJKKO "e çoi në shtëpi"me vendimin e 27 Shkurtit

Shkruar nga Liberale

Shtyhet sërish seanca për Vangjush Dakon, GJJKKO "e çoi

Është shtyrë seanca paraprake për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon. Mësohet se shkak për këtë u bë mungesa e një prej avokatëve të të dyshuarve.

Po ashtu një shkak tjetës për shtyrjen e seancës ishte edhe mungese e aktekspertimit që është kërkuar nga Gjykata për projektin e promenadës.

Ne seancën e sotme pritej kalimi apo jo i dosjes se ish-kryebashkiakut të Durrësit për gjykim. Seanca e radhës për Dakon do të mbahet më 2 Prill ora 12:00.

Kujtojmë se më datë 27 Shkurt Gjykata e Posaçme liroi nga burgu ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako. Dhe që prej asaj date ai qëndron në arrest shtëpie, për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit.

Vendimi për lirimin e tij nga qelia u mor nga GJKKO, për shkak të afateve të paraburgimit. Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, është i pandehur për shpërdorim detyre në dy raste, në lidhje me një pallat që u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, si dhe për projektin e promenadës.

SPAK thotë se momenti i parë që Vangjush Dako ka abuzuar me postin e kryetarit ka të bëjë me dhënien e një lejeje për ndërtimin e një pallati shumëkatësh në vitin 2014, dy vjet pasi ai ishte ngritur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH