Politikë

Shtyhet seanca për Vangjush Dakon, kjo është arsyeja

Shkruar nga Liberale

Shtyhet seanca për Vangjush Dakon, kjo është arsyeja

Shtyhet seanca për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Mësohet se seanca e radhës do të zhvillohet më 18 Mars, ora 13:00.

Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e aktekspertimit topografik që kishte urdhëruar gjykata, për prokurorinë.

Vangjush Dako ndodhet në paraburgim prej 6 qershorit 2023. Ai akuzohet për “Shpërdorim detyre” në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatesh dhe shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH