Politikë

Shtyhet seanca për “Gërdecin/ Mediu: Çdo akt ka qenë në përputhje me ligjin! Prokuroria të thërrasë të gjithë dëshmitarët

Shkruar nga Liberale

Shtyhet seanca për “Gërdecin/ Mediu: Çdo akt ka

Ish-ministri Fatmir Mediu foli para mediave pas shtyrjes së seancës për “Gërdecin”, duke thënë se dëshmitarët janë thirrur për të fajësuar ministrin.

Ai u shpreh se Prokuroria duhet të bëjë të pamundurën që dëshmitarët të jenë të gjithë. Mediu theksoi se çdo akt ka qenë në interes të shërbimit të vendit. 

“Komenti i parë është që dua të falënderoj median për ndjekjen e këtij procesi. Dshmitarët janë thirrur nga prokuroria për të dëshmuar. Sot, përfaqësuesi, shefi i sektorit të drejtorisë juridike theksoi se çdo akt që ka nxjerrë ministri, ka qenë në përputhje me ligjin.

Sa i përket thirrjes së dëshmitarëve, ky është detyrim i prokurorisë, që t’i bëjë të mundur të jenë prezent. Nëse s’kanë pyetje vetë për dëshmitarët, të kenë dëshirën që të dëgjojnë pyetjet tona.
Mendoj se nëse ka mangësi se si ka vepruar prokuroria, nuk është përgjegjësi e mbrojtjes.

Duhet ta kishin bërë dhe me dëshmitarët që ka thirrur prokuroria. Mendoj se është kompania që ka pasur kontratën. Kompania ka bërë transaksionet që ka bërë këtë proces. Kam pritur 17 vjet, jam gati te pyetem për çdo gjë.”, tha Mediu.

Kujtojmë se Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën të vrarë 26 persona dhe shumë të plagosur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH