Seanca paraprake për kryetarin e Partisë Demokratike. Sali Berisha dhe 4 të pandehurit e tjerë, në lidhje me çështjen “Partizani” është shtyrë sërish.
Seanca e sotme ka zgjatur për 40 minuta ku mësohet se nga mbrojta e Jamarbër Malltezit janë paraqitur disa prova shkresore.
Burime për mediet raportojnë se një nga avokatët ka kërkuar shtyrjen e seancës për shkak të një angazhimi tjetër. Bëhet me dije se seanca se do të zhvilohet në datën 14 shkurt.
Kujtojmë se kryetari i PD është në hetim nga SPAK, në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, ku sipas akuzave, Berisha ka favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.
Gjykata e Apelit konfirmoi zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, gjithsesi, paralajmëroi se nëse Berisha nuk respekton këtë masë, organi i akuzës mund të kërkojë një masë sigurimi më të rëndë.