Politikë

Shtyhet seanca në GJKKO për Fredi Belerin: Nuk kam ende një avokat!

Shkruar nga Liberale

Shtyhet seanca në GJKKO për Fredi Belerin: Nuk kam ende një

Shtyhet seanca në GJKKO për Fredi Belerin. Bëhet me dije se seanca e radhës do të mbahet më 7 Qershor.

Ditën e sotme në seancë gjyqësore, në shkallën e dytë të gjyqësorit nuk ishte i pranishëm Beleri, i cili ndodhet pas hekurave për blerje votash, ndërsa kishte plotësuar një deklaratë se nuk dëshironte që të ishte në seancë. 

Mësohet se Beleri kishte theksuar se nuk kishte zgjedhur edhe një avokat.

Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. 

Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Për çështjet e tij është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimin e tij si të paligjshëm e politik.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH