Politikë

Shtyhet me një orë mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë, rifillon në 12:00, por pa praninë e mbështetësve të Belerit që iniciuan trazirat

Shkruar nga Liberale

Shtyhet me një orë mbledhja e Këshillit Bashkiak në

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës do të rifillojë në orën 12:00. Për median u tha se mbledhja do të fillojë praninë e qytetarëve mbështetës të Fredi Belerit. 

Ashtu si u pa në të gjitha mediat televizive, Mbështetësit e Belerit shkaktuan tensione në sallë, me ardhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe prefektit të Himarës, Vangjel Tavo.

Pas sulmeve verbale të disa militantëve që mbështesin Belerin, prefekti i Himarës, Vangjel Tavo u largua nga salla i shoqëruar nga disa forca policise.

Këshilli Bashkiak i Himarës do të vendosë me votë se cili prej dy nënkryetarëve, Pervin Gjikuria apo Blerina Bala do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja.

Pas dorëheqjes nga burgu rë Jorgo Goros nga posti kryebashkiakut në detyrë të Himarës, vendi ka mbetur vakant dhe pa drejtues.

Përpos Jorgo Goros, në burg ndodhet edhe Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i dënuar me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH