Politikë

"Është koha për shkundje politike", Meta: Nuk mund të lejojmë të vidhet pafund me inceneratorin fantazmë!

Shkruar nga Liberale
"Është koha për shkundje politike", Meta: Nuk mund

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me qytetarë të Kombinatit mbrëmë në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se ‘është koha për të përveshur mëngët sepse nuk mund të lejojmë më që të vazhdohet të vidhet pafund me inceneratorin fantazmë dhe me Kompaninë 5D’.

Ish-presidenti ka përsëritur edhe njëherë prioritetet e Partisë së Lirisë për 10 vitet e ardhshme, si rritjen e pensioneve, mbështetjen e familjeve të reja dhe ndalimin e shpopullimit.

“Mbrëmë në Kombinat, ku dëmet e korrupsionit të Bashkisë së Tiranës janë më të mëdha se tërmeti i pesë viteve më parë, që la në qiell të hapur mijëra familje, por që sot ende nuk i kanë marrë banesat e premtuara.

Është koha për të përveshur mëngët sepse nuk mund të lejojmë më që të vazhdohet të vidhet pafund me inceneratorin fantazmë dhe me Kompaninë 5D që drejton Bashkinë e Tiranës.

Është koha për shkundje! Partia e Lirisë ka 5 prioritete kryesore për 10 vitet e ardhshme, në veçanti rritjen e pensioneve, mbështetjen e familjeve të reja dhe ndalimin e shpopullimit, që synojnë një Shqipëri europiane dhe me standarde të larta jetese”, shkruan Meta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH