Kronikë

Shqiptari vret pronarin e lokalit në Gjermani, më pas kthehet në vendngjarje dhe kërcënon klientët

Shkruar nga Liberale

Shqiptari vret pronarin e lokalit në Gjermani, më pas  kthehet në

Një vrasje me armë zjarri tronditi qytetin e Duseldorfit në Gjermani.
Një krim i rëndë ndodhi para një restoranti në qendër të qytetit në Duseldorf.

Sipas informacioneve, pronari 38-vjeçar i një lokali në Herzogstraße në lagjen Friedrichstadt ka debatuar me një shqiptar 52-vjeçar.

Dy personat mësohet se kanë dalë jashtë restorantit për të zgjidhur debatin. Por debati i tyre u përshkallëzua deri në pikën ku shqiptari ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën.

Autori thuhet se është kthyer në lokal më pas. Mësohet se ai ka kërcënuar klientët e tjerë atje.

Aktualisht është e paqartë nëse autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH