Politikë

Shqipëria "pushtohet" nga moti i keq, Rama: Shmangni lëvizjet e panevojshme! Grupet e punës janë angazhuar në terren

Shkruar nga Liberale

Shqipëria "pushtohet" nga moti i keq, Rama: Shmangni

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak më parë lidhur me situatën e motit me reshje dëbore që ka përfshirë territorin e vendit tonë, si dhe masat që merren nga autoritet për të përballuar çdo vështirësi apo problematikë në terren.

Ai thotë se mbi 1500 punonjës të OSSH, në 12 rajonet e vendit, janë angazhuar për të siguruar furnizimin me energji elektrike.

"Me të gjitha kapacitetet në terren për menaxhimin e situatës së krijuar si pasojë e përkeqësimit të motit. Mbi 1500 punonjës të OSSH, në 12 rajonet e vendit, janë angazhuar për të siguruar furnizimin me energji elektrike.

Ndërkohë,ARRSH ka mobilizuar të gjitha grupet e punës për të siguruar mbajtjen hapur të akseve rrugore dhe garantuar siguri në lëvizje. Ftojmë qytetarët të evitojnë lëvizjen e pa nevojshme, deri në normalizimin e situatës. Puna në terren po vijon në çdo zonë ku janë raportuar problematika", shkruan Rama në postimin e tij. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH