Politikë

Shqipëria dënon sulmet e Iranit ndaj Izraelit/ Deklarata e Ministrisë së Jashtme: Kërcënim ndaj sigurisë rajonale!

Shkruar nga Liberale

Shqipëria dënon sulmet e Iranit ndaj Izraelit/ Deklarata e

Ministria e Punëve të Jashtme ka dënuar sulmet e Iranit në Izrael. Përmes një reagimi në platformën X, MEPJ thekson se ky sulm rrit kërcënimin ndaj sigurisë rajonale, ndërsa shton se Shqipëria solidarizohet me popullin e Izraelit dhe të drejtën e tij për të jetuar në siguri.

"Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit dhe civilëve të tij. Kjo paraqet një përshkallëzim të konsiderueshëm, duke rritur kërcënimin ndaj sigurisë rajonale.

Shqipëria solidarizohet me popullin e Izraelit dhe të drejtën e tij për të jetuar në siguri. Ne ripërsërisim thirrjen tonë për de-përshkallëzimin e menjëhershëm."- thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH