Politikë

Shqipëria del nga lista e vendeve në monitorim nga KiE pas 29 vitesh, "Reformat transformuese në drejtësi, po japin rezultat"

Shkruar nga Liberale

Shqipëria del nga lista e vendeve në monitorim nga KiE pas 29 vitesh,

Shqipëria del nga lista e vendeve në monitorim nga Këshilli i Evropës për çështjet e të drejtave të njeriut pas 29 vitesh.

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka bërë me dije lajmin duke falenderuar Asamblenë Parlamentare të KiE për njohjen e reformave transformuese të drejtësisë në Shqipëri. Ministri thekson se po shihen rezultatet e shumëpritura të angazhimit të Shqipërisë ndaj standarteve të KiE.

Faleminderit Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe raportuesit Ionut Stroe, për njohjen e reformave transformuese të drejtësisë në Shqipëri, luftën tonë kundër korrupsionit dhe përparimin e Shqipërisë në të drejtat e njeriut dhe demokracinë.
Angazhimi i Shqipërisë ndaj standardeve të Këshillit të Evropës, ka qenë i palëkundur dhe përpjekjet tona të pandërprera më në fund po japin rezultatet e shumëpritura.– shkruan Hasani.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH