Politikë

Shpopullimi dhe skandalet korruptive/ Basha: Eksporti më i madh i Edi Ramës janë shqiptarët

Shkruar nga Liberale

Shpopullimi dhe skandalet korruptive/ Basha: Eksporti më i madh i Edi

Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të Censusit të popullsisë dhe banesave dhe skandalit tek Onkologjiku. - “Eksodi masiv i shqiptarëve nuk e shqetëson qeverinë, as thagmat korruptive që po i bëjnë gjëmën vendit, si skandali dramatik i Onkologjikut, apo i dhjetëra zezonave të tjera që e kanë bërë vendin të pajetueshëm”, thekson Basha.

Reagimi i Bashës:

Eksporti më i madh i Edi Ramës janë shqiptarët.

Shpopullimi i vendit, i fshehur pas arnave të një censusi të zvarritur, të deformuar dhe jo transparent, si asnjëherë më parë e si në asnjë vend tjetër të botës, është produkt i drejtpërdrejtë i një qeverie të korruptuar që punon për interesat e një grushti të vogël njerëzish, duke lënë në varfëri familjet shqiptare, që mpaken vit pas viti.

Eksodi masiv i shqiptarëve nuk e shqetëson qeverinë, as thagmat korruptive që po i bëjnë gjëmën vendit, si skandali dramatik i Onkologjikut, apo i dhjetëra zezonave të tjera që e kanë bërë vendin të pajetueshëm.

Shqipëria nuk meriton shpërbërjen e saj, shpërbërjen e familjes, largimin e rinisë, plakjen e popullsisë. Që kjo hemorragji të ndalë, kërkohet një ndryshim i menjëhershëm dhe rrënjësor.

Shqipëria meriton më shumë, prandaj ne kemi prezantuar përpara shqiptarëve një plan konkret dhe reformues, që lufton korrupsionin dhe siguron mirëqeverisjen, për t’u dhënë shqiptarëve alternativën që meritojnë.

Shpopullimi dhe skandalet korruptive/ Basha: Eksporti më i madh i Edi

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH