Politikë

Shpëtim Idrizi i PDIU-së paralajmëron se do i bashkojë sërish votat me PS-në

Shkruar nga Liberale

Shpëtim Idrizi i PDIU-së paralajmëron se do i bashkojë

Në seancën e kaluar plenare, 4 deputetët e PDIU-së me Shpëtim Idrizin në krye bashkuan votat në Kuvend me mazhorancën në ratifikimin e marrëveshjes Rama-Meloni për strehimin e refugjatëve afrikanë në Shqipëri, edhe pse opozita ishte në bllok kundër kësaj marrëveshje. Ky akt u mor si një flirt i Shpëtim Idrizit me Ramën, në një kohë kur nuk i është bashkuar Konfederatës së Opozitës.

Ditën e sotme, Shpëtim Idrizi ka paralajmëruar se do t’i bashkojë sërish votat me mazhorancën, këtë herë për amnistinë penale. Në një intervistë për Abc, Idrizi u shpreh se janë të gatshëm të votojnë për amnistinë, edhe pse më pas tha se janë kundër amnistisë për çështjet që lidhen me GJKKO dhe SPAK.

“Duhet që të theksoj faktin që ne në parlament kemi deputetë të Kuvendit, përfaqësues, parlament është vendi i uljes, negociatave, arritjes së një kompromisi. Edhe akti i amnistisë është hap klemece, është bërë çdo vit, për t’i dhënë mundësinë një kategorie të caktuar që të gëzojnë një falje. Kjo bëhet e rëndësishme me ngarkesën që ka sistemi ynë i burgjeve. Shqipëria i ka kapacitetet 105%, kemi numrin më të madh të të burgosurve në raport me popullsinë, në Europën Lindore. Janë një barrë jo e lehtë edhe për buxhetin e shtetit. Një i burgosur, 1635 euro në muaj. Janë para të taksapaguesve shqiptare. Imagjinoni sa do të kurseheshin nëse do të dilnin 2 mijë prej tyre. Është akt klemence, kini parasysh që legjslacioni shqiptar është shumë i ashpër. Parlamentet kanë bërë amnisti. Ne jemi për ta votuar amnsitinë në çdo rast, siç kemi bërë çdo vit. Ne shkojmë rëndom çdo të enjte në parlament, në fund na thonë, u prish kompromisi në fund fare.

Ajo që më vjen të them, ne nuk ka konsultuar kush për çfarë nuk po bien dakord këto dy palët. Ne do të jemi kundra nëse bëhet fjalë për aminsiti që kanë të bëjnë me GJKKO dhe SPAK. Bërja e diskutimeve edhe për amnistinë, e parë me sytë e interesit partiak, tregon që ne në parlament kemi humbur kuptimin se përse ekziston parlamenti. Për çdo ligj, duhet të diskutojmë, të kemi konsensus, që produkti të jetë më i mirë.

Parlamenti voton ligje, parlamenti e ka detyrim e arsyen për ta gjetur këtë kompromis. Nuk di t’ju them se për çfarë neni këta nuk bien dakord, duke u treguar jo serioz edhe me amnistinë, imagjinoni me të tjerat”, – tha Idrizi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH