Politikë

“Shpërdoroi detyrën”/ Dënohet me burg ish-kryetarja e bashkisë së Libohovës

Shkruar nga Liberale

“Shpërdoroi detyrën”/ Dënohet me burg ish-kryetarja e

Ish-kryetarja e Bashkisë Libohovë, Luiza Mandi është dënuar nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion me 1 vit burg.

Vendimi u mor sot, teksa Mandi përfiton nga gjykimi i shkurtuar, duke u dënuar përfundimisht vetëm me 8 muaj. Mandi akuzohej nga SPAK për “shpërdorim detyre”, lidhur me një kallëzim që u depozitua nga një qytetar, i cili denoncoi faktin që në pronat e familjarëve të tij po zhvillohej një projekt nga Bashkia për zgjerimin e rrugës. Pas këtij kallëzimi, SPAK sekuestroi projektin dhe konstatoi se ishte cënuar prona e familjarëve të qytetarit në fjalë.

Luiza Mandi rezulton të jetë jashtë territorit shqiptar, ndërsa gjyqi ndaj saj është kryer në mungesë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH