Politikë

Sezoni turistik/ Ministri Balla: Shqipëria është çertifikuar si një destinacion turistik, me një siguri publike mbresëlënëse

Shkruar nga Liberale
Sezoni turistik/ Ministri Balla: Shqipëria është

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar lidhur me arrestimin e një 18-vjeçari, i cili në bahskëpunim me një të mitur, i vodhi disa sende me vlerë, dy turistëve gjermanë në Himarë.

Balla në një postim në rrjetet sociale shprehet se Shqipëria është çertifikuar si një destinacion turistik me një siguri publike mbresëlënëse. “Përgëzoj Policinë e Shtetit Himarë për reagimin e menjëhershëm në ndalimin e autorit dhe kthimin e sendeve të vjedhura tek dy turistë të huaj”, shkruan ai.

"Shqipëria është çertifikuar si një destinacion turistik me një siguri publike mbresëlënëse. Përgëzoj Policinë e Shtetit Himarë për reagimin e menjëhershëm në ndalimin e autorit dhe kthimin e sendeve të vjedhura tek dy turistë të huaj.

Do të bëjmë gjithçka ta ngulisim mirë në mendjen e keqbërësve se Policia e Shtetit është në vigjilencë të plotë për të garantuar siguri sa më të lartë publike në të gjithë territorin. Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut", shkruan Balla.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH