Sesioni i ri parlamentar nis me konsensus. Kryetarja e re e Parlamentit, Elisa Spiropali shkruan përmes një statusi në rrjetet sociale se konsensusi i arritur në këtë mbledhje të parë le të jetë një ogur i mirë për fillimin e sesionit të ri parlamentar”
“Në Konferencën e Kryetarëve miratuam Programin dhe Kalendarin e Punës së Kuvendit për javët e ardhshme.
Konsensusi i arritur në këtë mbledhje të parë le të jetë një ogur i mirë për fillimin e sesionit të ri parlamentar”, shkruan Spiropali.
Theksojmë se seanca normale me rend dite pritet që të zhvillohet më 12 Shtator, ditë kur është parashikuar të diskutohet edhe për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës. Ky është sesioni i shtatë në legjislaturën e dhjetë të Kuvendit.